E Diel, 1 Nëntor 2026

Lojera ushtaresh, nje i plagosur ne Pashaliman

Vlore - Dy ushtare te repartit 22/42, te bazes ushtarake ne Pashaliman te Vlores, jane plagosur, duke luajtur me armet e sherbimit. Arjan Babi, 19 vjec dhe nje ushtar tjeter, emri i te cilit nuk behet i ditur nga hetuesit, kane perfunduar ne spitalin rajonal te Vlores, ku aktualisht ndodhen te shtruar jashte rrezikut per jeten. Ngjarja ndodhi mbremjen duke u gdhire dita e djeshme ne territorin e bazes ushtarako-detare te Pashalimanit, ndersa dy ushtaret ishin me sherbim. Sipas policise, njeri prej ushtareve ka qelluar ne ajer me nje plumb te mbushur me guralece, te cilat u perhapen si sacme.
O.H

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›