E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prona, 15-vjecarja plagos me cifte bashkefshataren

Berat - Nje 43-vjecare ka ngelur e plagosur dje, me arme zjarri, ne fshatin Osmenzeze te rrethit te Beratit, pas nje konflikti per motive pronesie. Policia arrestoi 15-vjecaren Mirela M., e cila dyshohet te jete personi qe ka qelluar me cifte mbi bashkefshataren Xare Torra. Uniformat blu thane se konflikti mes dy femrave ka nisur pasi 15-vjecarja ka akuzuar Torren se po kulloste bagetite mbi token e saj. Vete e plagosura tregoi se vajza shkoi ne shtepi, mori ciften dhe e qelloi me gjakftohtesi, duke tentuar ta vriste. Burime nga personeli i spitalit te Beratit, thane se 43-vjecarja eshte jashte rrezikut per jeten.
E.H

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›