Daçiç: Marrëveshja forcoi pozicionin e Serbisë
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç është takuar sot me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden. Daçiç pas takimit ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin integrimin evropian të Serbisë.
Ai tha se pozicioni i Beogradit është forcuar në mënyrë të konsiderueshme pas marrëveshjes në Bruksel.
“Biden madje tha se është e rëndësishme për stabilitetin e Europës që Serbia t’i bashkohet BE-së dhe siguria dhe interesi politik për të gjithë të jenë pjesë e integrimit evropian”, tha Daçiq pas takimit me Biden, transmeton Telegrafi.
Sipas Daçiç, në qoftë se marrëveshja me Prishtinën zbatohet me kohë, SHBA do të përdorë ndikimin e saj ndërkombëtar për shtetet anëtare të BE-së që të vendosin datën për fillimin e negociatave me Serbinë.
(a.kBalkanWeb)