Londer 2012 ne shifra
Lojërat Olimpike janë një eveniment madhështor dhe këtë e konfirmojnë numrat. Pas ceremonisë hapëse mbresëlënëse, shifrat e “Londër 2012” janë të jashtëzakonshme. Kjo është hera e tretë që kryeqyteti anglez organizon Olimpiadën, pas viteve 1908 dhe 1948, duke u bërë qyteti I parë ku zhvillohen tre herë Lojërat Olimpike moderne.
Vendet pjesëmarrëse në këtë eveniment sportiv janë 205, nga ku 10.500 atletë konkurrojnë në 26 sporte të ndryshme në Olimpiadë dhe 42000 sportistë që konkurrojnë në 16 sporte në Lojërat Paralimpike. Disiplinat sportive ku do të garohet gjatë 17 ditëve të Lojërave Olimpike janë 302, ndërsa 503 gara do të zhvillohen në harkun e 11 ditëve në Lojërat Paralimpike. Të gjitha në 36 impiante sportive të miratuara për evenimentin.
Në hapësirën deri në 50 kilometra distancë nga Parku Olimpik janë të disponueshme 135 mijë dhoma hotelesh. Në Fshatin Olimpik ka 17 mijë e 320 krevatë për atletët, ndërsa çdo apartament ka televizor, lidhje me internetin dhe një kopësht privat. Në mencën e sportistëve mund të qëndrojnë në të njëjtën kohë 5500 atletë.
Në total, për Londër 2012 janë bërë 200 mijë akreditime, ndërsa në shitje kanë qenë 9,6 milionë bileta për Lojërat Olimpike dhe Paralimpike, ku kosto e 75 për qind prej tyre ka qenë nën 60 euro e përfshin edhe transportin falas. Gjatë Lojërave, Londra ka 13 për qind turistë më shumë se gjatë verës së kaluar, janë ndërtuar 10 kilometër rrugë, ndërsa parashikohet që mesatarisht të ketë 12 milionë njerëz në ditë që udhëtojnë ose ndryshojnë destinacione.
Në Olimpiadën e Londrës, që ka kushtuar rreth 18 miliardë euro, 688 milionë euro janë shpenzuar vetëm për sigurinë. Ushtria, marina, policia dhe agjentë privatë janë angazhuar për mbarëvajtjen e aktivitetit. Të pranishëm në Londër janë edhe 1 mijë agjendë të FBI-së, ndërsa 600 mijë euro janë shpenzuar vetëm për të rritur numrin e telekamerave të fshehura.
Në Fshatin Olimpik janë shpërndarë 150 mijë prezervativë falas nga Komiteti Organizator i aktivitetit, ku debuton sporti i boksit të femrave, nuk pjesë e Olimpiadës nuk janë më bejzbolli dhe softbolli.