E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestime ne diten e hapjes se lojerave olimpike

Policia ka arrestuar dhjetëra protestues që ndodheshin pranë Parkut Olimpik në lindje të Londrës gjatë natës së të premtes. Fillimisht ata u izoluan nga një kordon i policisë, ndërsa më pas u prangosën dhe u transportuan me furgona policie.

Protestuesit i përkisnin grupit “Critical Mass”, një organizatë aktivistësh me biçikleta. Policia bëri të ditur se protestuesit kishin leje të zhvillonin një demonstratë në jug të Londrës, por me kusht që ata të mos e kalonin pjesën veriore të lumit Tamiz.

Zyra e shtypit e Policisë Metrolopotane nënvijëzoi se protestuesit e shkelën kushtin e vendosur dhe disa prej tyre u arrestuan në zonën lindore të Londrës qëndrore.

Disa orë më pas, rreth 40 automjete të policisë u panë edhe në rrugën “Stratford”, e cila ndodhet fare pranë Parkut Olimpik. Ngjarja ndodhi kur po zhvillohej ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike, e cila u ndoq nga Mbretëresha dhe nga krerët e shteteve të pranishëm në stadiumin olimpik.

Policia e Londrës po lejon zhvillimin e protestave në kryeqytetin anglez nga organizata të ndryshme edhe gjatë Lojërave Olimpike, për aq kohë sa ata marrin leje për zhvillimin e demonstratave dhe respektojnë kushtet e vendosura nga forcat e rendit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›