E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojërat e fatit, dy në hetim për aktivitet të paligjshëm



Policia e Tiranës ka bërë kërkesë për nisjen e një procedimi penal ndaj në ngarkim të dy personave me inicialet B. K., 38 vjeç dhe I. H, 43 vjeç, që të dy lindur dhe banues në Tiranë. Burime policore i thanë gazetës “Albania” se ata do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë për veprat penale të “Organizimit të lojërave të palicencuara” dhe të “Vënies në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, parashikuar nga nenet 197 dhe 198 të Kodit Penal. Procedimi penal ngarkim të tyre filloi pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga organet tatimore në rrugën “Mihal Grameno”, në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Sebaudin Gabrani”, është konstatuar se në katin e parë të një pallati, dyshohet se që të dy këta persona ushtronin aktivitet të paligjshëm. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 11 copë makineri elektronike, dy tavolina elektronike të cilat përdoreshin për lojëra fati.

Durrës

Vodhi vagonin e trenit, arrestohet 26-vjeçari

Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë 26-vjeçarin Xhelal Karaj, lindur në Librazhd dhe banues në Durrës. Burime policore, arrestimi i tij është bërë për arsye se me kamionin-vinç, i targuar DR-2728-D, pasi kish prerë me oksigjen një vagon mallrash të hekurudhës, e ka ngarkuar në kamionin dhe është larguar. Ndërkaq, në momentin e kapjes, bëhet e ditur se ka pasur në vendngjarje edhe dy persona të tjerë, të cilët ende nuk janë kapur nga forcat e policisë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kamioni me të cilin Karaj po transportonte materialin e vjedhur, si edhe disa sende e materiale të vjedhura më parë nga ai dhe dy bashkëpunëtorët e tij gjatë kontrollit të ushtruar në një pikë të grumbullimit të hekurave në lagjen Nr. 15 Durrës. Hetimet tregojnë se Karaj, së bashku me dy personat e tjerë kanë kryer dhe disa vjedhje të tjera e konkretisht atë të datës 4 shtator, për dy akse të një vagoni transporti mallrash.

Berat

Shpërdoroi detyrën, hetim shefit të Pyjores

Prokuroria e Beratit ka nisur procedimin penal ndaj drejtorit të Shërbimit Pyjor në këtë qytet, Sabri Zyka, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Sipas prokurorisë së këtij rrethi, hetimi ka nisur pas sinjalizimeve nga qytetarë të ndryshëm për prerje të paligjshme të pyjeve, dhe moskallëzim nga ana e shërbimit pyjor. Prokurori i rrethit të Beratit, Xhemal Salia thotë se Zyka akuzohet për mosreferim në prokurori të shkeljeve të rënda të bëra në sektorin që ai drejton, duke bërë që ti shkaktohet një dëm i konsiderueshëm shtetit dhe fondit pyjor të këtij rrethi.

24 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›