Lojërat e fatit, shkatërrohen 136 makineri jashtë standardit
Një sërë makinerish të lojërave të fatit të cilat janë sekuestruar për shkak se janë jashtë kushteve teknike janë shkatërruar sot në ambientet e doganës së kryeqytet. Shkatërrimi është kryer nga inspektorati i lojërave të fatit ku sipas kreut të këtij inspektorati, Viron Bezhani vetëm për 2 muaj janë sekuestruar 600 lojëra fati dhe pikërisht në këtë magazinë ndodhen 136 makineri të cilat do të shkatërrohen pasi nuk plotësojnë kushtet teknike. Ndërkohë Bezhani
theksoi se janë gjobitur 41 subjekte me nga 10 milionë lekë gjobë. Ai shtoi gjithashtu se aksioni për sekuestrimin dhe më pas shkatërrimin e makinerive të cilat nuk sigurojnë kushte teknike do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.