E Diel, 1 Nëntor 2026

BERZH, kapitali do rritet me 10 miliardë për 5 vitet që vijnë

Projektet që do të realizohen në vendet e Evropës Lindore në 5-vjeçarin e ardhshëm duket se do të gjejnë mbështetje nga financimet që do të japë Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Krerët e kësaj banke kanë kërkuar nga qeveritë aksionere të saj që të rrisin me 50 për qind kapitalin e BERZH-it për 5 vitet e ardhshme.
Ndërkaq organizatat e shoqërive civile të mbledhura në Republikën Çeke kanë kërkuar mbështetje me financime nga BERZH për projekte të rëndësishme të mjedisit.
Me mbështetjen e 45 organizatave të shoqërisë civile nga e gjithë bota, CEE Bankwatch Network prezantoi dje në Pragë, përpara Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) një sërë propozimesh që kërkojnë të modifikojnë praktikat e bankës në dhënien e kredive, në mënyrë që të sjellë përmirësime reale sociale dhe mjedisore në Evropën Qendrore dhe Lindore. Aktualisht BERZH është i angazhuar në shqyrtimin e katërt të burimeve të kapitalit dhe për periudhën 2010-2015 ajo është duke kërkuar një rritje prej 50 % të kapitalit - një shtesë rreth 10 miliardë eurosh - nga qeveritë aksionere. Pippa Gallop, koordinatore e përkohshme e BERZH për CEE Bankwatch Network, thotë: "Fakti që banka po kërkon një rritje kaq të madhe të kapitalit tregon se është duke u ndjerë e sigurt për shkak të përgjigjes së saj kundrejt krizës ekonomike. Qeveritë aksionere kanë lavdëruar bankën për shpëtimin e vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore nga shkatërrimi, duke u dhënë atyre hua miliona euro. Megjithatë, suksesi në dukje afatshkurtër i këtyre transfuzioneve të emergjencës nuk duhet të shmangë vëmendjen nga pyetjet afatgjata që tashmë i dedikohen konceptit të tranzicionit të ekonomisë së tregut në tërësi, të promovuar nga BERZH. “Kriza ka treguar se promovimi i sektorit privat është një fund në vetvete. BERZH-i duhet të përqendrohet në qëllime konkrete ndaj shoqërisë dhe mjedisit, në mënyrë që të përmirësojë jetesën, në vend që të bëjë ndryshime për t’iu përshtatur kritereve të tregut”.
Piotr Trzaskowski, koordinator për energjinë dhe klimën në CEE Bankwatch Network, thotë: "BERZH duhet të jetë në kërkim të mbingarkojë tranzicionin drejt ekonomisë së emetimeve të ulëta të karbonit në rajon. Përmasat e kësaj sfide të madhe zor se po preken as tangetialisht në shumicën e vendeve ky BERZH operon. Ndonëse BERZH ka rritur numrin e kredive për projektet në eficencën e energjisë, ajo mund të bëjë akoma më shumë. Banka ka dhënë shumë pak kredi për projektet e energjisë së rinovueshme, ndërsa vazhdon ende të financojë projekte që bazohen në karburante fosile, superstrada apo zgjerim të aviacionit, gjë e cila çon në sisteme transporti dhe gjenerimi energjie jo të qëndrueshme për dhjetëvjeçarët e ardhshëm.
Mark Fodor, drejtor ekzekutiv për CEE Bankwatch Network, thotë: "Kriza ekonomike ka theksuar gjithashtu nevojën për kreditim financiar nga BERZH, për të forcuar apo ndalur praktikat e dëmshme shoqërore, si kreditimet në valutë të konsumatorit. Rreth 40 % të portofolit të BERZH-it aktualisht shkon përmes ndërmjetësve, ndërsa banka nuk bën publike benefitet financiare. Publiku ka nevojë për më shumë informacion mbi mënyrën se si përdoren këto para. Kriza e vazhdueshme ekonomike ka bërë që fokusi të shkojë drejt veprimtarive bankare që nuk i shërbejnë shoqërisë. Një bankë zhvillimore publike si BERZH që kërkon një rritje të madhe kapitali, duhet të ndërmarrë një angazhim më ambicioz drejt axhendës sociale dhe mjedisore. Propozimet tona për BERZH janë shumë të rëndësishme për të dështuar".

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›