Protestuesit e dhunuar KSHH: Të gjenden fajtorët
TIRANE-Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar sot përmes një deklaratë lidhur me dhunimin e dy vëllezerve Urim dhe Shpëtim Marku në protestën e opozitës përpara Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Referuar pamjeve filmike transemtuar ne media, KSHH kërkon që fajtoret e kësaj ngjarjeje të vihen para drejtësisë.
Në deklarate Komiteti Shqiptar i Helsinkit shprehet se raste të tilla janë të përsëritura ndërsa thekson se ngjarje te tilla vihen re sidomos mbas shpërndarjes së tubimeve ndaj personave të identifikuar si pjesëmarrës në to.
“KShH mendon se organet përkatëse duhet të reflektojnë për të dhënat ekzistuese që paraqiten në raportin e sipërpërmendur. Ndërsa për rastin konkret, KSHH shpreson për një hetim të shpejtë, transparent dhe të paanshëm. “ thuhet ne deklarate.
Më 20 Maj, dy vëllezërit Urim dhe Shpëtim Marku u dhunuan nga forcat te policise pasi ktheheshin nga tubimi i opozites para KQZ.
(d.b/News24/BalkanWeb)