E Shtunë, 31 Tetor 2026

Has, rrufeja i merr jetën 18 vjeçarit

HAS- Një 18 vjeçar në fshatin Vlahën të rrethit të Hasit gjeti vdekjen në orët e vona të natës së kaluar si pasojë e shkarkimeve atmosferike.

"Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.00 në vendin e quajtur "Shpella e pëllumbave", në afërsi të fshatit Vlahën të rrethit të Hasit, kur shtetasi Rexh Muhadri, 18 vjeç, është goditur nga rrufeja dhe ka gjetur vdekjen", tha zëdhënësja e drejtorisë së policisë së qarkut të Kukësit, Suada Sulaj.

Kanë qenë banorët e fshatit, të cilët kanë konstatuar goditjen e 18 vjeçarit nga rrufeja, të cilët kanë informuar edhe komisariatin e policisë të rrethit.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë, të cilat për shkak të kushteve të këqia të motit dhe në kushtet e errësirës vetëm mëngjesin e sotëm po kryejnë veprimet hetimore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›