E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëdorëzohet Konstandin Xhuvani vrau më 12 shkurt

TIRANE- Vetdorëzohet ne polici Kostandin Gjergj Xhuvani, 22 vjeçari , i cili dyshohet të jetë autori kryesor në vrasjen e Alfred Musabelliu, ngjarje e ndodhur më 12 shkurt të ketij viti në Tiranë.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp policia informon se i riu është dorëzuar bashkë me armën me të cilën dyshohet të ketë bërë krimin.

Ngjarja ndodhi më 12 shkurt në rrugën “Ali Visha” në Tiranë në afërsi të Qytetit Studenti. Pas një grindje për motive të dobta, Kostandin Xhuvani sëbashku edhe me dy miqtë e tij, qëlluan mbi 22 vjecarin Alfred Musabelliu, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.

Po atë ditë plicia arrestoi Albi Zela, 23 vjec, dhe Donald Ymeri, 22 vjec, ndërsa u shpall në kërkim Kostandini. Me vetëdorëzimin e 22 vjecarit, tre të rinjt të dyshuar si autorë të krimit tashmë ndodhen prapa hekurave.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›