E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, arrestohet 28-vjeçari, përdhunoi minorenen

Një 28-vjeçar është arrestuar dje nga Policia e Vlorës, pasi akuzohet për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur. Personi i arrestuar është Ervis Shkëlqim Alushi, banues në Selenicë.

Sipas policisë së qytetit bregdetar, Alushi dyshohet se ka përdhunuar një minorene dy muaj më parë.

Ndërkohë ndaj, Alushit ka nisur procedimi penal për përdhunim dhe kryerje marrëdhëniesh seksuale me të mitur.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 28-vjeçarit, ndërkohë që pritet dhe vazhdimi i procesit ndaj tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›