“Superbad” mbërrin në Tiranë
• Pas filmit të vlerësuar me mjaft çmime “Anatoment” në Millennium 2, mbërrin komedia amerikane e prodhuar nga regjisori i filmit “The 40 year old virgin” dhe “Knocked up”, Greg Mottola.Bëhet fjalë për “Superbad”, komedinë që rrëfen realitetin e gjimnazistëve amerikanë. Kjo shfaqje fillon të shfaqet të martën më 25 mars në ekranin e madh shqiptar. Plot 169 milionë dollarë ka mbledhur komedia rinore, që sipas kritikës së huaj është një nga prodhimet më të mira të komedianëve amerikanë. Formula është e njëjtë me atë të “The 40 Year Old Virgin”, histori shumë të thjeshta, situata paradoksale, komiciteti që buron nga zhargoni i përditshëm, aktorë në liri të plotë krijuese dhe në gjendje që “mbushin” personazhet e tyre në çdo qoshe të mundshme. Shkruar nga Seth Rogen dhe Evan Goldberg. Karakteret kryesore të filmit kanë emrat e parë Rogen dhe Goldberg. Filmi është drejtuar nga regjisori Gereg Mottola dhe është prodhuar nga Judd.