E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shërbëtoret” e Londos në Black Box

• “Shërbëtoret” e Jean Genet vijnë në Tiranë pas 13 vjetësh. Drama që vjen në Shqipëri në kuadrin e Pranverës Franceze do të ngjitet sot në skenën e Black Boxit, nga regjisori Kiço Londo.Kjo dramë franceze shënon kështu shfaqjen e dytë të teatrit të metropolit dhe në të do të interpretojnë tre aktore të reja: Loredana Gjeçi, Albana Muça si dhe Valbona Imami. Në qendër të shfaqjes “Shërbëtoret” janë tri personazhe, dy prej të cilave janë shërbëtore dhe një zonjë. Lidhjet mes tyre ndërthuren mes dashurisë dhe urrejtjes, përkushtimit dhe kryengritjes së heshtur. Sa herë që zonja e bukur dhe e re largohet nga shtëpia, shërbëtoret zënë vendin e saj, duke luajtur secila rolin e zonjës dhe tjetra atë të shërbëtores. Vepra është shqipëruar nga Mankela Nika dhe Londo ka zgjedhur si asistent regjisore edhe Ardit Roshin e Armela Demajn. Ndërsa skenografia është realizuar nga Mario Malaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›