Lojtarët e Barçës, pasione të çuditshme jashtë fushës
TIRANE-Në fushë janë marsianë, ndërsa jashtë saj kanë pasione vërtet të çuditshme. Disa nga lojtarët e Barcelonës e kalojnë kohën jashtë futbollit me argëtime të veçanta, gjë që mesa duket i ndihmon në formën e tyre. Kështu, Pike argëtohet me armët, kapiteni Pujol është një as edhe në tenis, portieri Viktor Valdes ndahet mes peshkimit e kitsërfit, David Vija e Dani Alvesh pëlqejnë makinat sportive, ndërsa Çesk Fabregas kalon orë të tëra duke luajtur FIFA. Pasionet e zbuluara nga radio spanjolle “ONA Fm”, tregojnë një Barcelonë sekrete. Pujol duket më sportisti, teksa veç futbollit, ai aplikon edhe atletikë e tenis. Ndërsa Pike, veç futbollit e Shakirës, ka një pasion të çmendur për AK-47, kallashnikovin e famshëm rus.
(d.b/a/latifi/BalkanWeb)
(d.b/a/latifi/BalkanWeb)