E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lojtaret e Tiranes te qete ne prag te ndeshjes ndaj Spartakut ne Sllovaki

Lojtarët e Tiranës janë të qetë në prag të ndeshjes së sotme ndaj Spartakut në Sllovaki për Ligën e Europës.

Portieri Lika dhe mbrojtësi Dabulla pohojnë se me pak fat dhe me shumë përqendrim mund të arrihet qëllimi, pra kualifikimi për në turin e tretë.

Pavarësisht, se nuk arritën dot të fitonin në shtëpi të tyre, sërish futbollistët e Tiranës kanë besim se kualifikimi mund të arrihet edhe në shtëpinë e Spartakut të Tërnavës.

Ndeshja e dytë e turit të dytë të Ligës së Europës nisi nga barazimi 0-0 i 90 minutave të para, gjë që i lë bardheblutë me besim se me kujdes dhe me fat mund t’ia dalin. Portieri Ilion Lika dhe mbrojtësi Rezart Dabulla flasin me qetësinë që të jep përvoja e pjesëmarrjes së shpeshtë në kupat e Europës.

Ndeshja e sotme do ta tregojë, ajo ndeshje që nis në orën 19:00 në stadiumin sllovak të Tërnavës dhe në të cilën Tirana natyrisht që nuk është favorite.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›