E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tifozet e Bajernit e kane pritur shume keq portierin e ri Manuel Nojer

Ai mund të cilësohet edhe portieri më i mirë i botës sot për sot, por për tifozët e ekipit ku sapo ka shkuar, mbetet i padëshirueshëm. Fjala është për madhështorin Manuel Nojer, numrin 1 të ri të Bajernit të Mynihut, i cili po përballet me zemërimin e tifozëve bavarezë. Kjo u pa qartë në ndeshjen e humbur 1-2 ndaj Hamburgut në “Liga Total Kup”, ndeshje në të cilën ish-portieri i Shalkes bëri edhe gabim në rastin e pësimit të golit të parë shënuar nga Son. Parullat e tifozëve ishin shprehëse, “Ju keni qenë dhe mbeteni një i huaj”, shkruhej në transparentin e shpalosur në stadiumin e Maincit.

Vetë Nojer nuk deshi të krijonte polemika duke deklaruar më pas se e kuptonte zemërimin e tifozëve, se e priste me sportivitet, por duke shtuar edhe se në stadium kishte pasur edhe tifozë të Dortmundit. Më i ashpër, Shvajnshtajger i cili u kujtoi tifozëve se në “Alianc Arena” ka mbërritur portieri më i mirë i botës i cili gjithmonë ka bërë vetëm punën e tij dhe asnjëherë nuk ka bërë ndonjë gjë të keqe ndaj Bajernit.
Ndërkaq, presëidenti i bajernit, Uli Hënes, nuk ka dashur ta kalojë pa komente therëse kalimin e Arturo Vidalit tek Juventusi.

Sipas Hënesit, mbrojtësi 24-vjeçar fillimisht i kishte dhënë fjalën bavarezëve, por nuk e pati problem ta shkelte premtimin dhe të firmoste një kontratë me gjigandët italianë të Juventusit. “Një fjalë e dhënë është thyer, - u shpreh Hënes, - por unë nuk jam shumë i shqetësuar sepse në lojë u fut një ndërmjetës amerikanojugor, ndaj unë nuk pata shumë shpresë”. Sipas Bajernit, menaxheri i lojtarit i premtoi në telefon trajnerit Hajnkes se Vidal nuk do të shkonte tek Juventusi apo Lacio, por tek Bajerni, në mos këtë sezon, sezonin e ardhshëm”. Sipas Hënesit, Vidal e kishte bërë këtë premtim 2 javë më parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›