Ne Finlande kampionati me i cuditshem boteror ai i futbollit ne balte

Ja ku erdhi edhe një herë kampionatit botëror. Sërish për femra, por edhe për meshkuj, si dhe këtë herë krejtësisht i zhytur në baltë.
Plot 340 skuadra morën pjesë në ndeshjet që u zhvilluan në mes të baltës së Finlandës, një kampionatin më të çmendur të botës që zhvillohet çdo vit në vendin nordik që prej vitit 2011 dhe që ndiqet mesatarisht nga 5 000 tifozë sa herë që luhet.
Qëllimi është ai që të gjithë e dimë: topi duhet të përfundojë në rrjetë, veçse mënyra sesi duhet të bëhet kjo nuk mund të quhet e krahasueshme me lojën normale të futbollit. Për shkak të lodhjes së tmerrshme që të jep balta, një ndeshje përbëhet nga dy pjesë me nga 13 minuta secila, me skuadra më të vogla, të përbëra nga 5 lojtare dhe një portiere, ndërsa mund të bëhen deri në 6 zëvendësime, diçka e ngjashme me sportet që pranojnë shumë ndërrime gjatë lojës si basketbolli, volejbolli, hokeji në akull, hendbolli apo vaterpoli.
Në baltë nuk ka pozicion jashtë loje, ndërsa fusha natyrshëm që është më e vogël, 60 metra e gjatë dhe 30 metra e gjerë, duke bërë të mundur që lojtaret të mos mbeten krejt pa frymë dhe që gjyqtari të punojë siç duhet.
E pamundur të luhet si Barcelona. Në fusha të tilla s’ka lojë të shpejtë, s’ka driblime, s’ka kundërsulme si të Realit të Madridit. Megjithatë, ato që e luajnë thonë se kënaqësia është e madhe. O burra dhe gra, vraponi drejt futbollit të baltës.