E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne prag te mimit te Madh te Gjermanise Fetel shmang fjalen titull

Vetëm pak ditë para Çmimit të Madh të Gjermanisë, kampioni I botës në Formula 1, Sebastien Fetel, deklaroi se e pret pjesën e dytë të sezonit me më shumë aksion sesa ka pasur deri tani.

“Unë mendoj se duke parë edhe atë që ndodhi në sezonin e kaluar, mund të kuptojmë se sa shpjetë ndryshojnë gjërat,” – tha Fetel për gazetarët gjatë një ndeshje bamirësie futbolli të luajtur në Frankfurt. Fetel nuk dëshiron të flitet për titull të siguruar, edhe pse kryeson renditjen e përgjithshme me 80 pikë më shumë se shoku I skudrisë, australiani Mark Ueber.

“Padyshim që sivjet gjërat duke më të lehta, sepse kam pasur një ecuri shumë të mirë, por ende nuk është mbyllur asgjë. Kanë mbetur edhe shumë gara të vështira, në të cilat mund të kemi telashe. Pra gjithçka mund të ndodhë. Nuk do të arrijë që në pjesën e mbetur të grumbulloj sa pikë kam marrë deri tani, por uroj që të administroj avantazhin dhe të fitojë titullin.

Megjithatë dua të fitoj me çdo kusht garën e shtëpisë.” - deklaroi 24-vjeçari nga Gjermania. Fetel, I cili e mbylli në vendin e dytë garën e kaluar në Gjermani, pas Fernando Alonsos dhe para Mark Ueberit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›