E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gare relli me pjesemarrje pilotesh shqiptare e italiane ne Gjirokaster

Në Qytetin e Gurtë mund të jesh i zakonshëm edhe me një makinë relli, nga ato që quhen 4 X 4.

Gjirokastra ka ftuar miq nga Italia dhe do të organizojë një garë automobilistike-relli, nëpër rrugët malore e rurale të zonës verilindore të saj, në itinerarin Pogon-Zagori, një risi për këtë qytet dhe rreth dhe një sport që po njeh përhapje gjithnjë e më të madhe në Shqipëri. Vasil Karanxha, përfaqësues i shoqatës automobilistike “Topçinjtë e Argjiros” dhe Llori Bilushi, koordinator në Gjirokastër, mendojnë se kjo do të ndihmojë turizmin, por edhe do të kënaqë miqtë nga Italia.

Piloti Italian, Marko Montanari, tregon se është i habitur nga pozitiviteti i kontaktit që ka pasur me shqiptarët në Gjirokastër.

“Qyteti është shumë i bukur dhe njerëzit janë të mrekullueshëm. Kemi pasur një pritje që na ka habitur, të tillë që nuk mund të ketë më të mirë. Ky ishte edhe njëri nga synimet tona, që të përhapnim këtë sport dhe të krijonim bashkëpunim edhe këtu në Shqipëri. Bilanci është pozitiv dhe më mirë se kaq nuk mund të ishte”.

Kështu pra, një pasion gjithnjë e më i fuqishëm po hyn gjerësisht në Shqipëri, duke prekur edhe njërin prej qyteteve më të veçantë të vendit tonë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›