Lojtarët në lot: S’e shpjegojmë dot humbjen
Askush nuk e kishte parashikuar një humbje, mbi të gjitha kaq të thellë, rezultat i cili hedh poshtë të gjitha ato ndeshje pozitive që Argjentina realizoi sivjet.
Karlo Tevez - “Të humbësh kështu është një dhimbje e madhe, por tashmë çdo gjë është shkruar dhe nuk mund ta ndryshojmë, - deklaron sulmuesi. Gjithsesi, nuk duhet ta dramatizojmë këtë humbje të thellë. Kemi shfaqur një lojë të bukur sivjet, por nuk mund të gjykohet një skuadër për një ndeshje që ka shkuar keq. E dinim që Gjermania ishte e fortë dhe në fund, ata e merituan suksesin. Kaq”.
Martin Demikelis - “Askush nuk e kishte parashikuar një disfatë të tillë, mbi të gjitha me këto përmasa. Nuk arrij ta shpjegoj faktin se pse kjo ndeshje shkoi në këtë mënyrë. Mbase goli i shpejtë i pësuar na gjunjëzoi të gjithëve. Një peng nga ky Botëror? Vetëm ta luaja edhe një herë këtë ndeshje me Gjermaninë. Jam i bindur që gjërat mund të shkojnë ndryshe”, nënvizoi mbrojtësi argjentinas.
Angel Di Maria - “Ndihemi shumë keq, aq sa nuk arrij ende ta besoj se Botërori ynë ka përfunduar dhe neve na duhet të kthehemi në shtëpi. E kishim përgatitur mjaft mirë këtë sfidë, por nuk e di sepse luajtëm kaq dobët në këtë ndeshje. Na vjen keq për Maradonën dhe tifozët”.
Nikolas Burdiso - “Ishte një humbje e turpshme për ne, pas gjithë atyre fitoreve spektakolare që kemi regjistruar deri në këtë fazë të Botërorit. Kurrë nuk e prisnim që të mundeshim, aq më shumë 4-0, edhe pse ai rezultat nuk pasqyron realitetin”.
Juan Sebastian Veron - “është e dhimbshme të largohesh në këtë mënyrë nga një Botëror në të cilin ne ishim skuadra që kemi luajtur më mirë. Gjithsesi, Gjermania në fund e meritoi dhe ne duhet t’i përgëzojmë ata. Mbase një gabim i yni ishte që e frymë shumë këtë sfidë, edhe pse mendoj se çelësi i saj ishte goli i shpejtë i pësuar në minutën e 3-të”, u shpreh fantazisti veteran i Kombëtares argjentinase.