Hungaria: Të funksionojë Parlamenti
Presidenti i Hungarisë vlerësoi dje rolin e Presidentit Topit si stabilizues për të arritur dialogun politik në vend, teksa vuri theksin te funksionimi normalisht i institucioneve demokratike. “Me zotin President folëm gjithashtu dhe për situatën politike në Shqipëri dhe Hungaria e vlerëson lart rolin stabilizues dhe mediator të Presidentit Topi, për të arritur një dialog të ri politik, në mënyrë që edhe institucionet dem-okratike të funksionojnë normalisht. Gjithashtu bashkësia ndërkombëtare e shikon si të rëndësishëm dhe një funksionim normal të Parlamentit në Shqipëri. Përsa i përket marrëdhënieve politike midis dy vendeve tona, ne gëzojmë një harmoni të plotë”, u shpreh Presidenti Solyom.