Thaçi: Sot dëshmojmë se e merituam pavarësinë
PRISHTINE-Kryeministri Hashim Thaçi, njëherazi lider i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka votuar rreth orës 09:00, në qendrën e votimit në shkollën fillore “Faik Konica” në kryeqytet.
Thaçi, i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij, i ka cilësuar këto zgjedhje komunale, si ngjarjet më të rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë së vendit.
Ai ka shprehur besimin se këto zgjedhje do të jenë të lira dhe demokratike. “Ne sot po dëshmojmë se Kosova e ka merituar pavarësinë”.
Nga sot, vendi po fillon etapën e re të integrimit evropian, u shpreh kryeministri. “Besoj se të gjithë do të bëhemi pjesë e ndërtimit të historisë, e ndërtimit të Kosovës demokratike dhe multietnike”, shtoi ai.
(d.b/Express/BalkanWeb)