E Diel, 1 Nëntor 2026

Lonçareviç: “Stabek? Mund ta kalojmë”



Tirana “peshkoi” kampionen e Norvegjisë, Stabek, në turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampioneve. 24-herë kampionët, tashmë nën drejtimin e kroatit Ilija Lonçareviç, shpresojnë të avancojnë në turin e tretë, pasi përballë kanë një skuadër pa asnjë eksperiencë ndërkombëtare në Ligën e Kampioneve, por me 12 ndeshje në ish-Kupën UEFA dhe 10 në ish-Kupën Intertoto. Trajneri Lonçareviç, i cili ka vetëm tri ditë që është në krye të Tiranës, paralajmëroi se i druhej faktit, që kundërhtari mund të ishte në një kondidicion më të mirë fizik, pasi dhe kampionati norvegjez është në zhvillim e sipër, madje ndodhet në përfundim të fazës së parë (janë zhvilluar 14 ndeshje). “I druhem faktit që ata janë në mes te kampionatit, megjithatë jam optimist se mund t’i kalojmë”, - u shpreh tekniku i pestë i huaj të Tirana në 15 vitet e fundit.
Stabek ndodhet në vendin e gjashtë në kampionatin norvegjez (20 pikë në 14 ndeshje), teksa ndeshjen e fundit e fitoi 5-0 me Strahl (vendi i pestë). Në aventurën e fundit në Ligën e Kampioneve, 2008-2009, Tirana u eliminua qysh në turin e parë të Ligës së Kampioneve nga Domzhale e Sllovenisë: humbi 1-0 në “Sportni Park” të Domzhales (18.07.2008) dhe 2-1 në kombëtarin kryeqytetas “Qemal Stafa” (25.07.2008). Golin e vetëm për bardheblutë e shënoi Klodian Duro (75’). 12 ekipe shqiptare kanë marrë pjesë në kompeticionet europiane: Tirana, Partizani, Dinamo, Vllaznia, Teuta, Flamurtari, Elbasani, Besa, Albpetrol, Bylis, Apolonia e Tomori. Është interesant fakti, se Tirana, që këtë vit nuk arriti të sigurojë një vend në kompeticionet europiane, është edhe skuadra me shumë ndeshje në takimet ndërkombëtare: 58 të tilla, ndërkohë që Tomori e Albpetroli, dy ekipe që në sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Kategorisë së Dytë, kanë luajtur numrin më të vogël: nga 2 takime. Tirana, me 58 ndeshje në Europë (44 nga këto në Ligën e Kampioneve), ndiqet nga Partizani(43), Dinamo (36), Vllaznia (32), Teuta (22), Flamurtari (18), Besa (10), Elbasani (6), Bylis (4), Apolonia (4), Albpetrol (2) dhe Tomori me 2 ndeshje ndërkombëtare. Tirana është dhe ekipi që ka fituar më shumë ndeshje: 13 në 58 ndeshje të zhvilluara, por dhe që ka pësuar po më shumë, 39, duke pësuar 104 gola, ose 1.8 gola për ndeshje. Bardheblutë kanë shënuar 54 gola (0.9 gola për ndeshje). Në fakt, Tirana, nuk e kaluar kurrë turin e dytë, pavarëisht se ka pasur shanse për ta bërë këtë, madje shpenzimet e mëdha të presidentit Refik Halili për angazhimin e ish-trajnerit kampion të Dinamos së Zagrebit lidhen me ambicien e bosit bardheblu për të vendosur një “rekord” të ri në historinë e rekordmenëve shqiptarë përsa i përket trofeve të fituar në Shqipëri, atë të kalimit në turin e tretë, ku klubi mund të përfitojë deri atëhërë edhe një shumë prej 330 mijë eurosh.

STABEK
Skuadra kampione e Norvegjisë është themeluar në vitin 1913, por ka pak histori suksesin në vendin e saj. Vetëm një titull kampion në vitin 2008, si dhe ka fituar Kupën e Norvegjisë në vitin 1998. Në trofetë e saj ka dhe një Superkupë në vitin 2009. Stabke nuk ka asnjë eksperiencë ndërkombëtare në Ligën e Kampioneve, por me 12 ndeshje në ish-Kupën UEFA dhe 10 në ish-Kupën Intertoto. Në gjirin e saj ka dhe gjashtë lojtarë suedezë, një japonez, një amerikan dhe një çek. Trajneri i Stabek është Jan Jonson.

NDESHJA E FUNDIT

Tirana, kampionia e Shqipërisë në sezonin 2006-2007, u eliminua qysh në turin e parë të Ligës së Kampioneve nga Domzhale e Sllovenisë: humbi 1-0 në “Sportni Park” të Domzhales dhe 2-1 në kombëtarin kryeqytetas “Qemal Stafa”.

TURI I TRETË
Shorti i turit të tretë kualifikuese do të hidhet në Nion, më 17 korrik (12:00). Pas këtij turi vazhdohet me atë të katërt e më pas nis faza e grupeve. Finalja e Ligës së Kampioneve do të luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu”, më 22 maj 2010.

12 SKUADRA
12 ekipe shqiptare kanë marrë pjesë në kompeticionet europiane: Tirana, Partizani, Dinamo, Vllaznia, Teuta, Flamurtari, Elbasani, Besa, Albpetrol, Bylis, Apolonia e Tomori. Tirana është edhe skuadra me shumë ndeshje në takimet ndërkombëtare: 58 të tilla.

Liga e Kampioneve
2009-2010

Turi i parë eliminator
Ndeshja e parë: 30.06/01.07
Ndeshja e dytë: 07.08.2009

1.Sant Julia (Andora)-Tre Fiori (San Marino)
2.Hibernians (Maltë)-Mogren (Mali i Zi)

Turi i dytë eliminator
Ndeshja e parë: 14/15.07
Ndeshja e dytë: 21/22.07

1.Tirana (Shqipëri)-Stabek (Norvegji)
2.Georgia (Gjeorgji)-NK Maribor (Slloveni)
3.Streymur (Ish.Faroe)-Apoel (Qipro)
4.Kobenhavn (Danimarkë)-Fitues Ndeshja 2
5.Debreceni(Hungari)-Kalmar (Suedi)
6.Makedonija(Maqedoni)-BATE Borisov (Bjellorusi)
7.Hafnarfjordur (Islandë)-Aktobe (Kazakistan)
8.Pyunik (Armeni)-Dinamo Zagreb (Kroaci)
9.Ventspils (Letoni)-Dudelange (Luksemburg)
10.Ekranas (Lituani)-Baký (Azerbajxhan)
11.Salzburg (Austri)-Bohemian (Irlandë)
12.Zrinjski (Bosnjë-Herc)- Slovan (Sllovaki)
13.Inter Turku (Finlandë)-Sherif (Moldavi)
14.Rhyl (Uells)-Partizan (Serbi)
15.Visla Krakov (Poloni)-Levadia (Estoni)
16.Levski Sofia (Bullgari)-Fitues Ndeshja 1
17.Makabi Haifa(Izrael)-Glentoran (Irlandë V.)

“Bollëk” shqiptarësh në Europë

Nuk janë të paktë lojtarët shqiptarë apo kosovarë që do të do të aktivizohen me klube të huaja e që marrin pjesë në kompeticionet europiane për sezonin 2009-2010.

Liga e Kampioneve

Në turin e dytë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve kampioni i Austrisë Salzburg, ku luan edhe mbrojtësi shqiptar Ronald Gercaliu, do të përballet me ekipin irlandez Bohemian. Në Kroaci, Dinamo Zagreb e Emiliano Vilës do të luajë kundër skuadrës nga Armenia Pyunik. Ndërsa shorti ka përcaktuar që ekipi qipriot APOEL, ku luan shqiptari Altin Haxhi për kundërshtar ta ketë ekipin nga Ishujt Faro EB Streymur. Ndeshjet e para do të luhen më 14/15 korrik, derisa ato të kthimit një javë më vonë.

Liga e Europës
Në turin e parë të Ligës së Europës, klubi shqiptar nga Maqedonia, Renova, do të ketë punë të vështirë, pasi do të përballet me ekipin bjellorus, Dinamo Minsk. Milano e Kumanovës në këtë rreth do ta presë kundërshtarin nga fituesi i ndeshjes Slaven Koprivnica –Birkirkara. Buduçnost i Fatos Beqirajt në rrethin e parë të Europa League do të përballet me ekipin polak, Polonia Ëarszaëa, derisa Anorthosis i Arian Beqajt për kundërshtar do ta ketë skuadrën nga Luksemburgu, Kaerjeng. Baseli i treshes shqiptare, Jurgen Gjasula, Beg Ferati e Orhan Mustafi, në rrethin e dytë të Europa League do të ndeshet me ekipin nga Andorra, Santa Coloma, derisa Elfsborgu i Emir Bajramit do të takohet me fituesin e ndeshjes Haladas – Irtysh. Ndeshjet e turit të parë do të zhvillohen më 2 korrik, derisa ato të kthimit një javë më vonë. Ndërsa ndeshjet e turit të dytë do të luhen më 16 korrik dhe ato të kthimit pas 7 dite.

LIGA E KAMPIONEVE
Emiljano Vila Dinamo e Zagrebit (Kroaci)
Altin Haxhi Apoel (Qipro)
Roland Gërcaliu Salzburg (Austri)
Lorik Cana Olimpik Marsejë (Francë)

LIGA E EUROPËS
Arjan Beqaj Anorthosis Fam. (Qipro)
Klodian Duro Ael Limasol (Qipro)
Admir Teli Qarabag (Azerbajxhan)
Debatik Curri Vorskla Poltava (Ukrainë)
Armend Dallku Vorskla Poltava (Ukrainë)
Ahmed Januzi Vorskla Poltava (Ukrainë)
Fatos Beqiraj Buduçnost (Mali i Zi)
Jurgen Gjasula Bazel (Zvicër)
Beg Ferati Bazel (Zvicër)
Orhan Mustafi Bazel (Zvicër)

Sezoni i fundit shqiptar në Europë

KUPA INTERTOTO

TURI I PARË
21.06.2008 Besa-Ethinkos Achnas (Qipro) 0-0
28.06.2008 Ethinkos Achnas (Qipro)-Besa 0-0

TURI I DYTË
05.07.2008 Graschopers (Zvicër)-Besa 2-1
12.05.2008 Besa- Graschopers (Zvicër) 0-3

LIGA E KAMPIONEVE
TURI I PARË ELIMINATOR

15.07.2008 Dinamo-Modrica (Bosnjë) 0-2
23.07.2008 Modrica (Bosnjë)-Dinamo 2-1

KUPA UEFA
TURI I PARË ELIMINATOR
17.07.2008 Koper (Slloveni)-Vllazni 1-2
31.07.2008 Vllaznia- Koper (Slloveni) 0-0

17.07.2008 Shiroki Brij.(Bosnjë)-Partizani 0-0
31.07.2008 Partizani- Shiroki Brij.(Bosnjë) 1-3

TURI I DYTË ELIMINATOR
14.08.2008 Vllaznia- Napoli (Itali) 0-3
28.08.2008 Napoli (Itali)-Vllaznia 5-0

23 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›