E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sligo, Lika nis studimin me laps në dorë



Vllaznia sezonin e kaluar në Kupën UEFA ia doli të kalojë turin e parë, duke eliminuar sllovenët e Koperit, për të ndalur në të dytin pas dy humbjeve të thella me Napolin e Serisë A (0-8 golaverazhi i përgjithshëm). Tashmë, nënkampionët e Shqipërisë do të udhëtojnë drejt Irlandës me shpresë së pas përballjes së dyfishtë me Sligo Rovers, do të përsërisin suksesin e vitit të kaluar. Trajneri i ri i Vllaznisë, Hasan Lika (vjet drejtoi Partizanin në sfidat kundër Shiroki Brijeg) shprehet nga Puka, atje dhe ku skuadra shkodranë po kryen fazën përgatitore: “Nuk e njoh skuadrën e tyre, por do të filloj ta studioj qe sonte. Dizavantazhi im është që kam pak kohe në ekip dhe për më teper jemi në ndërtim e sipër të skuadrës. Megjithatë jam optimist sepse kemi një grup lojtarësh të mirë”. Vllaznia ka bërë dy blerje gjatë merkatos verore, kosovarin Fitim Kasapi dhe malaziasin Zekjko Mravaljeviç, ndërkohë që është në pritje të dy lojtaërëve brazilianë. Nëse Vllaznia do të kualifikohet me irlandezët e Sligo Rovers, atëherë do të përballet me një skuadër më të fortë, austriakët e Rapidit të Vjenës.
Sligo Rovers
Irlandezja Sligo Rovers, kundërshtari i Vllaznisë, në turin e parë të Ligës së Europës, u rendit në vendin e katërt sezonin e kaluar. Sligo, e themeluar në vitin 1928, që nga viti 2007 drejtohet nga anglezi Paul Kok. Përveç lojtarëve irlandezë militojnë edhe gjashtë futbollistë anglezë, dy portugezë (mrojtësi Almeda dhe sulmuesi Sean Ker) si dhe mesfushori nga Benini, Romuald Beko

VLLAZNIA
Ndeshjet ndërkombëtare

1978-1979, Liga e Kampioneve
Turi I: Vllaznia-Austria Vjenë 2-0, 1-4

1987-1988, Kupa e Kupave
Turi I: Vllaznia-Sliema Uonderes 2-0, 4-0
Turi II: Vllanzia-Rops Rovaniemi 0-1, 0-1

1991-1992, Kupa e Kupave
Turi I: Vllaznia-AEK Athinë 0-1, 0-2

1998-1999, Liga e Kampioneve
Turi I: Dinamo Tbilis-Vllaznia 3-0, 1-3

1999-2000, Kupa UEFA
Turi I: Vllaznia-Spartak Trnava 1-1, 0-2

2000-2001, Kupa Intertoto
Turi I: Nea Salamina-Vllaznia 4-1, 2-1

2001-2002, Liga e Kampioneve
Turi I: Rejkavik-Vllaznia 2-1, 0-1
Turi II: Gallatasaraj-Vllaznia 2-0, 4-1

2003-2004, Kupa UEFA
Turi I: Vllaznia-Dandi 0-2, 0-4

2004-2005, Kupa Intertoto
Turi I: Vllaznia-Hapoel Beer-Sheva 0-1, 3-0
Turi II: Slaven Belupo-Vllaznia 2-0, 0-1

2007-2008, Kupa Intertoto
Turi I: NK Zagreb-Vllaznia 2-1, 0-1
Turi II: Trabzonspor-Vllaznia 6-0, 4-0

2008-2009, Kupa UEFA
Turi II:Vllaznia-Napoli 0-3 0-5
Turi I: Koper-Vllaznia 1-2 0-0
Bilanci: 32 ndeshje; 9 fitore, 2 barazime, 21 humbje. Golat: 27-61.

TURI I DYTË

VLLAZNIA
Nëse Vllaznia do të kualifikohet me irlandezët e Sligo Rovers, ateherë do të përballet me një skuadër më të fortë, austriakët e Rapidit të Vjenës.

DINAMO
Nëse Dinamo do të kualifikohet me finlandezët e FC Lahtit, atëherë në turin e dytë do të përballet me një emër të njohur, sllovenët e NK Gorica.

FLAMURTARI

Skuadra vlonjate, fituese i Kupës së Shqipërisë, nga ana e saj në turin e dytë kualifikues po të Ligës së Europës, do të përballet me fituesin e çiftit me numër 17 në turin e parë kualifikues Motheruell (Skoci)/Llanelli (Uells).

LIGA E EUROPËS
2008-2010
TURI I PARË ELIMINATOR
Ndeshja e parë: 02.07.2009
Ndeshja e dytë: 09.07.2009

1.MTZ-RIPO (Bjellorusi)-Sutjeska (Mali i Zi)
2.Lahti (Finlandë)-Dinamo (Shqipëri)
3.Vetra (Lituani)-Grevenmacher (Luksemburg)
4.Rosenborg (Norvegji)-Runavik (Islandë)
5.Haladas (Hungaeri)-Irtysh (Kazakistan)
6.Sligo Rovers (Irlandë)-Vllaznia (Shqipëri)
7.Olimpi (Gjeorgji)-B36 Torshavn (Ishjut Faroe)
8.Anorthosis Fam.(Qipro)-UN Kaerjeng(Luksemburg)
9.Slaven (Kroaci)-Birkirkara (Malta)
10.Zimbru Kis.(Moldavi)-Okzheptes (Kazakistan)
11.Lisburn (Irlanda V.)-Zestafoni (Gjeorgji)
12.Helsingborgs (Suedi)-MIKA (Armeni)
13.Valletta FC (Malta)-Keflavik (Islandë)
14.Dinaburg (Letoni)-Nome Kalju (Estoni)
15.Buduçnost (Mali i Zi)-Polonia (Poloni)
16.Rudar (Slloveni)-Trans Narva (Estoni)
17.Motheruell (Skoci)-Llanelli (Uells)
18.Shiroki(Bosnjë-H.)-Banants (Armeni)
19.Spartak Tr.(Sllovaki)-Inter Baki (Azerbajxhan)
20.Dinamo Minsk (Bjellorusi)-Renova (Maqedoni)
21.Randers (Danimarkë)-Linfield (Irlanda V.)
22.Simurq (Azerbajxhan)-Bnei Yehuda (Izrael)
23.Nju Saints (Uells)-Fram (Islandë)

TURI I DYTË ELIMINATOR
Ndeshja e parë: 16.07.2009
Ndeshja e dytë: 23.07.2009

Rapid (Austri)-Vllaznia/Sligo
Gorica (Slloveni)-Dinamo/Lahti

23 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›