E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asllani, jashtë Botërorit

Nga Express më 31 maj 2011 në ora 12:00

Kosovare Asllani nuk do të jetë pjesë e Kampionatit botëror për femra, i cili do të mbahet në Gjermani, gjatë kësaj vere, nga 26 qershori deri më 17 korrik.

Futbollistja kosovare është lënë anash nga përfaqësuesja e Suedisë, e cila e publikoi listën prej 21 futbollistesh të hënën. Konkurrenca e fortë në ekipin skandinav bëri që 21-vjeçarja të mbetet në shtëpi.

“I kemi parë shtatë ndeshje të Linkopingut, kështu që e kishim një pasqyrë të mirë të kësaj skuadre. Kemi biseduar me lojtaret që kanë mbetur jashtë. Kosovarja ka pasur një sezon të mirë, por në pranverë ka ngecur paksa. Ne po shkojmë në një kompeticion të nivelit të lartë, kështu që nuk mendoj se Kosovarja për momentin është në nivelin e Sofia Jakobsson, Linda Forsberg, që luajnë në atë pozitë. Kosovarja ishte e zhgënjyer, por ky është futbolli”, thotë selektori i Suedisë, Thomas Dennerby.

Në Botërorin 2011 të femrave do të marrë pjesë vetëm një futbolliste shqiptare. Ajo është sulmuesja kosovare, Fatmire Bajramaj, e cila e përfaqëson Gjermaninë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›