E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova sfidon amerikanët

Nga Express më 31 maj 2011 në ora 11:49

Përfaqësuesja e Kosovës është gati për miqësoren ndaj ekipit ‘Athletes in action’, ku përfshihen basketbollistë nga kolegjet amerikane. Kosovarët e kanë zhvilluar të hënën stërvitjen e parë të përbashkët, para këtij dueli miqësor.

Takimi ndërmjet kosovarëve dhe amerikanëve do ta zhvillohet të martën (sot) në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë duke filluar nga ora 19:30.

Për përzgjedhësin Arben Krasniqi, kjo do të jetë një mundësi e mirë që ta shohë më nga afër formën e lojtarëve. Normalisht, rezultati në këtë takim nuk ka rëndësi të madhe.

Përfaqësuesja e Kosovës
Edmond Azemi, Fahri Breca, Fisnik Rugova, Granit Rugova, Alban Veseli, Gazmend Sinani, Elvan Iljazi, Samir Shaptahoviq, Edis Kuraja, Drilon Hajrizi, Yll Kaçaniku, Elio Sadiku.

‘Athletes in Action’
Aj Walton, Cory Jefferson, Austin Dufault, Scottie Wilbekin, Langston Hall, Jordan Juenemann, Will Spradling, William Mosely, Jeff Withey, John Chappell.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›