E Diel, 1 Nëntor 2026

Londer, në gjykate disidenti shkodran, akuzohet për vrasje

LONDER- Ardian Rragami, njëri prej protagonistëve të demonstratës anti-komuniste të 13 Dhjetorit 1990 në Shkodër është në pritje të ekstradimit të tij nga Britania. 38 vjecari u arrestua më nëntor të 2009 nga Scotland Yard për llogari të Interpol Tiranës si i kërkuar për vrasje.

Rragami akuzohet për vrasjen e Qemal Kolës ndodhur në vitin 1998. Vrasja ka ndodhur pas një grindjeje në lokal.

Ai ishte regjistruar në Britani si shtetas kosovar dhe kishte marrë azil politik.

Rragami jetonte, në Woodford, nën emrin e Ardian Gashit së bashku me familjen e tij, bashkëshorten e dy fëmijët, kur u arrestua me qëllim ekstradimi

Ai është shfaqur në gjykatë ku do të shqyrtohet kërkesa për ekstradimin e tij. Ndaj Rragamit është vendosur masa e arrestit me burg deri më 12 Janar 2010 kur do të zhvillohet séanca gjyqësore e ekstradimit.

Ai është një prej organizatorëve të demonstratës anti-komuniste në Shkodër zhvilluar me 13 Dhjetor 1990.Atë kohë Rragami së bashku me nëntë persona do të dënoheshin me nga 20 vite burg për organizimin e demonstratës. Ai do të lirohej nga burgu pas një amnistie ku u përfshinë të gjithë të dënuarit politik.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›