PD, Berisha rizgjidhet kryetar me 5 vota kundër
TIRANE- Pak para mesnatës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u rikonfirmua si kryetar i PD-së me votën e 1204 delegatëve, ndërsa 5 prej tyre kanë votuar kundër tij, 5 të tjerë abstenuam dhe katër u konsideruan të pavlefshme. Katër votat e pavlefshme u konsideruan të tilla, pasi 4 prej delegatëve kanë hedhur në kutinë ku votohej kryetari edhe votën e tyre për anëtarët e Këshillit Kombëtar.
Në votim morën pjesë 1218 delegatë nga 1267 që u regjistruan dje në mëngjes në fillim të Kuvendit. Menjëherë pas përfundimit të numërimit për kutinë për postin e kryetarit, Berisha u shpreh se ndjehej i gëzuar për rezultatin e do ta festonte, por siç dhe tha, “do t’i bind edhe ata që votuan kundër dhe abstenuan, që herën tjetër të votojnë për mua”.
Kreu i ri i PD-së pati rastin të përshëndeste delegatët e Kuvendit duke e shoqëruar dhe me urimet e fundvitit. “Përshëndes dhe përqafoj secilin që votuan Sali Berishën për kryetar në Kuvendin e Partisë Demokratike dhe t’u uroj mbarësi dhe sukses. T’iu uroj gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri”,- u shpreh mbrëmë kryeministri Berisha.
Votimi, i cili zgjati për nëntë orë me radhë, u bë njëkohësisht si për kryetarin, ku nuk kishte rivalë të tjerë përveç Berishës, dhe për të zgjedhur 100 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar nga 400 kandidaturat e paraqitura dje pak para fillimit të punimeve të këtij Kuvendi.
Sa i takon faktit se pse ai nuk kishte rivalë kësaj here në garën për kreun e PD-së, Berisha u shpreh se PD-ja ka personalitete të zotë, “por nuk di raste që fitimtari të ketë pasur rivalë. Mund të ketë”. Të njëjtën logjikë ai përdori edhe për postet e tjera në parti, si për nënkryetarët, ashtu dhe për sekretarin e përgjithshëm, gara për të cilët do të zhvillohet pak më vonë në mbledhjen e parë të Këshillit të ri Kombëtar, “rivaliteti me fitimtarin nuk është i thjeshtë dhe asnjëri nuk pranon normalisht që të hyjë në garë”.
Sipas tij, ka modele të tilla të funksionimit të partive, por ka dhe modele ku partia nuk ka nënkryetar. Ai iu referua këtu PS-së, “politika e re” e së cilës eliminoi nënkryetarët. Sipas tij, modeli i PD-së sa i takon posteve të nënkryetarëve ka funksionar me sukses, prandaj la të kuptohej se do të ndiqej edhe në të ardhmen. Berisha e cilësoi si plot me diversitet listën e re të kandidaturave për anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe e konsideroi këtë një lloj hapjeje të Partisë Demokratike.
“Hapja e PD-së në këtë Kuvend ka një diversitet kandidaturash, njerëz të cilët kanë një karrierë 20-vjeçare, të rinj të rikthyer nga universitetet më të mira të Perëndimit, profesorë të Universitetit të Tiranës, këshilltarë të kryeministrit, udhëheqës lokalë të PD-së, të cilët janë në fushat e veta të shquara, si Çiljeta”, - tha mbrëmë në një intervistë televizive kryeministri Berisha. Për mospranimin e parimit ‘një anëtar- një votë’, kreu i PD-së theksoi se kjo është një praktikë që ndiqet në disa parti, por ai e konsideroi si votë personale votat që u hodhën për Partinë Demokratike në zgjedhjet e 28 qershorit, të cilat janë 720 mijë të tilla.
(GSH/BalkanWeb)