Sanksione kundër gruas së Asad, non grata në vendet e BE-së
Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë vendosur sanksione të reja për Sirinë, ku kësaj radhe u përfshi edhe bashkëshortja e Presidentit Bashar al Asad, duke e cilësuar persona non grata në vendet e BE-së. Ministrat vendosën gjithashtu ngritjen e aseteve të saj në Europë. Asma al Asad, e lindur në Britani, u rendit mes 12 emrave të rinj të funksionarëve sirianë të shtuar në listën e personave të cilëve nuk u lejohet të udhëtojnë në vendet e Europës. Me gjithë sanksionet, zonja e parë siriane nuk mund të ndalohet të udhëtojë për në vendlindjen e saj, Britaninë e Madhe, pasi e ka ende të vlefshme pasaportën britanike. Asma al Asad u përfshi në listën e të sanksionuarve pas raportimeve të shumta se ajo e mbështeste regjimin e përgjakshëm të Presidentit Asad.