Pensionisti gjerman helmon çokollatat për fëmijët hajdutë të fqinjit
Një pensionit në Gjermani u arrestua pasi helmoi me bar miu dhe vari në pemën e kopshtit të tij disa çokollata me lepurin e pashkëve, duke i lënë në pozicion të dukshëm për fëmijët e fqinjit. Joerg-Verner Lube, 68 vjeç, i kishte sprucuar ëmbëlsirat me hidroksid amoni, i kishte ripaketuar ato me letrën origjinale, e më pas i kishte varur në një pemë në shtëpinë e tij. Ai ishte shumë i inatosur me fëmijët që merrnin ëmbëlsirat nga pema e tij, në Çemnitz, Gjermania lindore. Një fëmijë i quajtur Maks, 10 vjeç, bëri lavash stomaku pasi mori një çokollatë nga pema e fqinjit, ndërsa shkonte për në shkollë. Lube u tha hetuesve se ai kishte përdorur solucionin me amon për të vrarë minjtë në oborrin e tij. Më vjen keq që dikush u lëndua, por deri tani mi kanë marrë tri herë ëmbëlsirat. Era e amonit duhet ti kishte paralajmëruar ata para se ti hanin, tha ai.