Londer, serish seance per ekstradimin e Ilir Kumbaros

Qe nga mesi i Tetorit 2008 kur Kumbaro u prangos ne shtepine e tij, ai dhe pala mbrojtes nuk heqin dore nga pretendimi se eshte ne fakt person tjeter, shtetas jugosllav i quajtur Shaqa Shatri.
Nderkohe ne sistemin e regjistrit te emigranteve rezulton nje tjeter Shaqa Shatri i regjistruar si shtetas cek. Perfaqesuesja e pales shqiptare ne kete proces do te perqendrohet ne Shaqa Shatrin nga Jugosllavia duke paraqitur nje mori provash qe vertetojne se ai eshte Ilir Kumbaro.
Seanca gjyqesore eshte parashikuar te zgjase deri ne oren 17:00. Sipas procedurave gjykatesi e jep vendimin pas dy javeve.
Kjo eshte seanca me rendesishme e te gjithe ketij procesi te bllokuar ekstradimi pasi do te sqarohet ceshtja e identitetit. Nese gjykatesi bindet nga provat e paraqituara, ai mund te vendose qe personi perpara tij eshte Ilir Kumbaro duke i hapur driten jeshile shqyrtimit te kerkeses per ekstradim, ose te thote qe ai eshte Shaqa Shatri dhe ta lere te lire.