E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankandet drejtohen nga frika

  Frika se mund të humbin në një ankand i bën pjesëmarrësit të paguajnë shifra mbi të çuditshmet, tregojnë studimet mbi trurin. Faqet e internetit që ofrojnë shitjen e mallrave përmes ankandeve përfitojnë falë çmendurisë së disa njerëzve.

Skanimi i trurit të njerëzve që marrin pjesë në ankande tregon se këto oferta të çmendura kanë më tepër lidhje me humbjen se me fitimin. Kërkuesit amerikanë tregojnë se rezultatet më të fundit shprehen kundër teorisë që oferta e lartë në ankande niset nga një “dëshirë e madhe për të fituar”.

Në pjesën e parë të kërkimit, 17 pjesëmarrësit morën pjesë në një lojë me ankand me një partner ose në një lotari. Në të dy rastet përfshihej fitimi i parave, porn ë lojën me ankand ideja ishte mposhtja e partnerit, ndërsa në lotari fitorja ishte thjesht çështje fati.

Sa më e madhe tendenca për një ofertë më të lartë, aq më e fortë përgjigjja e humbjes, e cila u sugjeron pjesëmarrësve se duhet të bëjnë një tjetër ofertë edhe më të lartë.

Nga studimet rezultoi se ideja e humbjes ishte një nxitës shumë i fortë në sjelljen njerëzore. “Njerëzit e urrejnë humbjen më shumë seç e pëlqejnë fitore”, u shpreh një kërkues. Ai vazhdoi duke thënë se këto lloj studimesh do të ndihmojnë për të kuptuar më mirë vendimmarrjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›