Londra:Dy ushtarë e vrarë nga policët afganë ishin britanikë

Londra ka njoftuar sot se dy ushtarë, që ishin vrarë dje nga policia lokale në pjesën jugore të Afganistanit, ishin nga Britania.
Ministria e mbrojtjes e Britanisë tha se të dy ushtarët ishin “qëlluar dhe vrarë nga pjesëtarët e forcës policore afgane” në Lashkar Gah të provincës Helmand.
Dje, forca e udhëhequr nga NATO-ja në Afganistan tha se sulmuesit ishin kryengritës të veshur me uniformë policie.
Por, një zyrtar i lartë i sigurisë në Helmand më vonë ka thënë se ata ishin anëtarë të forcës policore të Afganistanit për afro një vit.