E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, protesta të serbëve ndaj rezultateve të zgjedhjeve

Serbët e veriut të Kosovës mbajtën një protestë simbolike si shenjë revolte ndaj rezultateve për zgjedhjet serbe të 6 majit.

Afro 50 automjete me targa serbe marshuan në formë autokolone nga Zveçani e deri te ura kryesore mbi lumen Ibër në Mitrovicë për t`u kthyer sërish në Zveçan.

Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, i tha Radios Evropa e Lirë se protesta ka kaluar e qetë dhe pa ndonjë incident.

Rezultatet e Komisionit Zgjedhor Republikan parashikojnë mbajtjen e rundit të dytë të zgjedhjeve për president të Serbisë më 20 maj.

Për postin e presidentit pritet të garojnë ish-presidenti, Boris Tadiç, dhe konkurrenti i tij nga Partia Progresive Serbe, Tomisllav Nikoliç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›