E Diel, 1 Nëntor 2026

Lordët e parlamentit londinez impresionohen nga Berati

Qyteti muze i Beratit që vjen në ditët tona me një jetë të pandërprerë mbi 2400 vjeçare i bërë tashmë pjesë e UNESCO-s për sitet e tij të jashtëzakonshme arkitektonike dhe kulturore, ka tërhequr vëmendjen e lordëve londinezë. Një delegacion i Dhomës së Lordëve në Parlamentin e Britanisë së Madhe ka vizituar dje këtë qytet, duke parë nga afër ansamblin e vlerave të shtrirë në tre lagjet Mangalem, Goricë e Kala, vlera të cilat e renditën atë në listën e trashëgimisë kulturore. Në vizitën e tyre në vendin tonë tre lordët dhe një baroneshë kanë zgjedhur të vizitojnë dhe Beratin të tërhequr nga fati se ky qytet është renditur së fundmi në listën e trashëgiminisë botërore, UNESKO. Tre lordët dhe një baroneshë, pjesë e delegacionit të Lordëve në Parlamentin e Britanisë së Madhe mësohet se kanë ardhur në vendin tonë për një vizitë që organizohet nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Por, pjesë e kësaj vizite është bërë dhe ndalesa gjatë paradites së djeshme në Berat, ku ata janë njohur me resurset dhe trashëgimitë kulturore. Lordët londinezë kanë mbërritur rreth orës 12:00 në Galerinë e Arteve Eduart Lear, ku janë pritur nga kryetari i bashkisë, Fadil Nasufi. Takimi është zhvilluar në galerinë e arteve Lear, galeri e cila mban emrin e piktorit të njohur londinez, Eduart Lear. Ka qenë kreu i bashkisë Nasufi, i cili u ka uruar mirëseardhjen lordëve londinezë, duke u prezantuar resurset dhe vlerat e këtij qyteti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›