Minarolli thirrje emigrantëve për të votuar në 28 qershor
Ambasadori shqiptar në Greqi, Vili Minarolli u ka bërë thirrje të gjithë emigrantëve shqiptarë të kthehen të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit. Minarolli kërkoi nga emigrantët të aplikojnë për karta identiteti dhe pasaportat biometrike, pasi, siç tha ai, ato do tu mundësojnë të gjithë shqiptarëve që punojnë e jetojnë në shtetin grek, lëvizjen e lirë.
Deklarata e ambasadorit shqiptar u bë gjatë një takimi me emigrantë shqiptarë që punojnë në sektorin e ndërtimit. Sipas statistikave, ata përbëjnë 95 % të punëtorëve në këtë sektor në shtetin fqinj dhe janë autorë të shumë veprave të rëndësishme në historinë e kulturën greke. Firma të shumta ndërtimi u kanë besuar mjeshtrave shqiptarë rregullimin e kalldrëmit në një nga rrugët më të njohura për të gjithë Athinën por edhe për turistët nga mbarë bota e po ashtu edhe të rrugës përreth muzeut më të ri të Greqisë, ku do të ekspozohen të gjitha thesaret e lashtësisë greke