Lordi anglez vë në shitje asetet për një operacion
Një lord anglez ka vënë në shitje... jetën e tij. Vendimi duket se nuk ka qenë shumë i lehtë, por pas shumë mendimesh 58-vjeçari e ka ndarë mendjen.
I duhet të paguajë një ndërhyrje kirurgjikale shumë të kushtueshme për tumorin e prostatës dhe të ardhmen që mendon se do ta presë pas operacionit, për të cilën ka llogaritur se do t’i duhen shumë të konsiderueshme parash. Ai ka shumë aseste, por nuk ka para.
Në fakt, kjo nuk është gjithë e vërteta. Objektivi i David Piper, 58-vjeç është i dyfishtë. Vetë ai ka treguar, pasi ka bërë publik lajmin, jo edhe shumë të zakonshëm, që synon të mbledhë një shifër së paku prej 3 milionë stërlinash, ose 4.2 milionë euro. “Këto para janë të domosdoshme për operacionin e kushtueshëm të tumorit”- ka thënë ai.
Por, nuk mbetet me kaq, pasi lordi pas gjithë kësaj, kërkon të gjejë edhe një shoqe për jetën. Lidhje që sipas tij pritet të pasojë divorcin. Gjithçka do të nisë në datën 11 gusht.