Lorenco: Qëndroj te Jamaha, nëse më trajtojnë si Rosi
Horge Lorenco vazhdon të ketë
shumë dyshime rreth të ardhmes.
"Dëshiroj të qëndroj te Jamaha, por
nuk besoj se kjo markë ka potencialin
që të më ofrojë të njëjtin trajtim si të
Valentino Rosit". Spanjolli kërkohet nga
disa skuadra, ku Honda zyrtare është
në "pole", pasi i kanë ofruar rrogë 5
milionë euro dhe trajtim si pilot kryesor.
"Çështja nuk qëndron te paratë",
saktësoi Lorenco gjatë një interviste për
"BBC". "Fillimisht duhet të kuptojmë me
saktësi nëse Jamaha dëshiron që të punojë
këtu, apo ka skuadra të tjera që më
dëshirojnë më shumë". Deri në këtë pikë
të Botërorit të MotoGP, Lorenco ka qenë
rivali i vetëm i "Doktorit": "Kur regjistron
paraqitje të mira dhe lufton për kreun,
të gjithë të bëjnë oferta. Mbi të gjitha
kur kontrata e pilotit është drejt fundit",
pohoi ai. "Të gjitha skuadrat më kanë
bërë oferta. Nuk mund të them arsyen
përse nuk gjeta akordin me Jamahan,
por këtë skuadër vazhdoj ta konsideroj si
opsionin e parë. Gjithsesi, situata është
e komplikuar".