E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina F60 nuk funksionoi, Ferrari largon nga puna Ilein

Përpara garës së Hungarisë, në Maranelo
po përgatiten për të testuar
në galerinë e erës makinën e re Ferrari
për Botërorin 2010. Tashmë është i qartë
dështimi në sezonin aktual: makina
F60 nuk u paraqit në nivelin e kundërshtarëve.
Edhe me ndryshimet e bëra
nga inxhinierët, "kokëkuqja" mbeti sërish
prapa. Masa dhe Raikonen janë shprehur
se nuk kanë mbështetjen e duhur
dhe se makina nuk është e shpejtë qoftë
në daljen nga kthesa, ashtu edhe në
pjesën e drejtë. Problemet e evidentuara
nga pilotët lidheshin drejtpërdrejt me
aerodinamikën. Temë kjo, rreth të cilës
është folur pafundësisht në zyrën teknike
të Ferrarit. Diskutimeve u është dhënë
fund me një vendim drastik: largimin e
shefi t të aerodinamikës dhe të galerisë
së erës, Xhon Ilei. Drejtuesit e markës
italiane dhe teknikut anglez arritën marrëveshjen
për ndarjen e menjëhershme.
Është e qartë se te Ferrari kanë preferuar
që mos t‘ia besojnë makinën e re Ileit,
e cila do të debutojë në janar 2010, pas
dështimit të F60-ës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›