LoriCaffe
Prej 15 vitesh në tregun shqiptar, “LoriCaffe”, tashmë është lider në fushën e kafesë. E pranishme për konsumatorin si në linjën profesionale të përdorimit në bar-restorante, po ashtu edhe në linjën e konsumit familjar. Pikërisht për këtë kategori, për konsumatorin e kafesë turke, “LoriCaffe” herë pas here shpërndan dhurata dhe organizon shorte me çmime speciale. I tillë ishte shorteu i madh i datës 2 maj, i organizuar gjatë emisionit “E Diell” në “Top Channel”. Raporti i “LoriCaffe” me konsumatorin, tashmë nuk është më vetëm çështje shijesh. Besnik të traditës së kafesë turke, besnik të një produkti që ka pasur si qëllim të vetin cilësinë, konsumi i kësaj kafeje i ka bërë njerëzit të shijojnë edhe të gëzojnë. Shorteu që sapo lamë pas nuk ofroi vetëm dhurata, por edhe një spektakël të vërtetë. Rreth tri muaj më parë, veç dhuratave që fitohen normalisht duke gërvishtur pjesën e pasme të pakos së kafesë, “LoriCaffe” hodhi në treg etiketën fituese me katër lule të kafesë. Që në fillim, drejtuesit e kompanisë kishin vendosur një numër të caktuar që do të kishin mundësinë që bashkë me shijimin e kafesë të përfitonin edhe dhurata të konsiderueshme. Drejtuesit e kompanisë bëjnë të ditur se në treg ishin hedhur 20 etiketa fituese, por të përzgjedhurit kanë qenë vetëm 15 që arritën në kohë të bëheshin pjesë e shorteut. Për të pestë personat që në vazhdim mund të gjejnë etiketën me katër lule, kompania ka menduar të jenë pjesëmarrës të shorteut të ardhshëm që mendohet të mbahet në fund të këtij viti. Ndërkohë, spektakli i organizuar gjatë programit “E Diell” më 2 maj në “Top Channel”, ka bërë të lumtur 15 finalistët e këtij shorteu. Gama e dhuratave ka qenë e shumëllojshme, duke kulmuar me një makinë “Hyundai Coupe”, zero kilometra. “‘LoriCaffe’ e ka kthyer tashmë në një traditë shpërndarjen e dhuratave, të cilat kulmojnë me shortet specialë, siç ishte ai i datës 2 maj, ku vet konsumuesit e kësaj kafeje janë protagonistë të lojës”, shprehen drejtuesit e kompanisë. Kanë qenë vetë finalistët ata që kanë pasur në dorë fatin e tyre. Dhuratat, mes të cilave televizorë Lcd 42 polësh, një motor piago, një laptop, playstation, dekoder “Digitalb” HD me abonim njëvjeçar ekstrapremium dhe dy paketa udhëtimi turistik, një në Dubai dhe një tjetër në Sharm El Sheik, kanë qenë të shënuara brenda 15 zarfeve jeshilë. Për të shmangur çdo keqkuptim, finalistët kanë zgjedhur fillimisht një numër nga 1-15, i cili përcaktonte edhe radhën e secilit prej tyre për të tërhequr zarfet para se të tërhiqeshin nga gjithsecili. Emocione të mëdha kanë shoqëruar këtë shorte. Ka qenë numri 15, ai i fundit në radhë që ka përzierë zarfet. Të gjithë konsumatorë të “LoriCaffe”, gjatë programit, secili prej tyre ka ndarë pak nga eksperienca personale. Të mbledhur në studio nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, ata i bashkonte një fakt i vetëm: të shijuarit e “LoriCaffe”. Emocione të forta kanë përjetuar dy konkurrentët e fundit, në zarfet e të cilëve gjendej e shënuar dhurata e madhe. Shorteu ka përfunduar me shpalljen e fituesit të dhuratës më të madhe, makinës. Ai ka qenë Petrit Naçaj, një banor nga Shkodra dhe konsumues i rregullt i kësaj kafeje. çmimi i madh i shorteut ka shkuar këtë radhë në qytetin e Shkodrës, banorët e të cilit janë vërtet konsumatorë të mëdhenj dhe adhurues të “LoriCaffe”.
#