Adriano: “Falëminderit shokëve dhe Moratit”

U rikthye te goli në mënyrën më të mrekullueshme, me një gol të shënuar më kokë. Adriano tregoi gjithë lumturinë e tij për mikrofonat e "Inter Chanell": "Jam me të vertetë i lumtur. Skuadra ka patur gjithmonë besim te mua dhe kjo më ndihmoi shumë. Tani ia dola të zhbllokohem dhe shpresoj të shënoj gola të tjerë për të ndihmuar skuadrën të fitojë. Duhet të falënderoj shokët e mi që më kanë qendruar afër dhe gjitha ata që më dëshirojnë të mirën. Këto momente nuk janë të lehta për të kalaur, duhet ëjemi të qetë dhe të durueshëm për të punuar e përmirësuar. Kam gabuar shumë herë. Sa i rendësishëm është Morati? Më ka ndihmuar shumë, nuk kam vetëm një baba dhe besoj se ai më ka dhënë këshilla të vlefshme. Është një person i madh dhe shpresoj të bëj shumë për të. Sot jam shumë i lumtur"