E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacult: “Salihi lojtar interesant, por ka shumë oferta”

Albania Sport (AS) - Trajneri i Rapidit të Vienës, Peter Pacult ka krijuar një përshtypje të shkëlqyer për një nga sulmuesit më të mirë shqiptarë, Hamdi Salihin. Mbresa të cilat i ka bërë publike në një intervistë të publikuar në sitin e internetit sport1.at. Trajneri 47-vjecar ka folur me superlativa për "Albaner" Salihi dhe planet e tij në lidhje me transferimet e muajit janar. "Javët e fundit nuk kanë qenë të thjeshta. Së bashku me Peter Schöttel dhe Stefan Ebner kam parë shumë video për të zgjedhur lojtarët e duhur. Ne nuk dëshirojmë të bëjmë hapa të gabuar. Për këtë kam udhëtuar shumë, për të parë lojtarë", pohon Peter Pacult në intervistën e tij. Emri i Salihit figuron madje edhe në listën e mundshme të përforcimeve të SK Rapid.

* Ja dhe një pjesë e intervistës së Pacult dhënë gazetarit Peter Rietzler
Sport1: Ju keni fluturuar shumë herë në Shqipëri për të parë Hamdi Salihin. Cili është gjykimi juaj për sulmuesin?
Pacult: Ai është padushim një lojtar interesant, por edhe shumë të tjerë janë momentalisht në garë për të. Nuk jemi ne të vetmit që kemi treguar interes për lojtarin. Ai ka përpara shumë oferta, gjë që ma tregoi mua personalisht gjatë bisedës së ditës së shtunë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›