Serie A/ Inter 11 fitore, Mancini barazon rekordin e Spaletit

Interi mundi 2-1 Atalantën në "San Siro" në ndeshjen e vlefshme për javën e 18 të Serisë A, por për zikakltërit nuk bëhët fjalë për një fitore të thjeshtë, pasi ishte në në dizavantazh për shkak të golit të shënuar nga Doni. Formacioni i Mancinit rikuperoi rezultatin me golin e
parë sezonal të Adrianos (nuk shënonte prej nëntë muajsh) dhe me një atugol të Loria. E gatshme për t'iu përgjigur edhe Roma, e cila fitoi me rezultatin 2-0 me Kaljarin. Ndërkohë që Palermo u frenua në transfertë nga Siena (1-1). Katania mposhti 4-2 Sampdorian duke u ngjitur në vendin e katërt në renditje (tripletë e Spinezit), duke patur tani një pikë më shumë se Lacio, që arriti të fitojë me Parmën (3-1). Vazhdoi ringjitja e Milanit, që pas tri golave të shënuar ndaj Katanias në mesjavë, përsëriti të njëjtën fitore në shifra edhe me Udinezen në "Friuli" (3-0). Torino morri një pikë të rendësishme në fushën e Livornos (1-1), ndërkohë që Empoli u "përmbyt" në derbin e Rexhio Kalabrisë kundër Rexhinës (4-1). Provë force e Fiorentinës (4-0 me Mesinën), ndërsa në javën e 18 erdhi edhe fitorja e parë e Askolit, që në "Del Luca" mundi 3-0 Kievon.
Interi vuajti jo pak për të mundur 2-1 Atalantën, duke barazuar kështu edhe rekordin e njëmbëdhjetë fitoreve rresht në kampionat të Romës. Ndeshje e vështirë për kryesuesit.