E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani godet shtyllën, “të padukshëm” Tare-Skela

Albania Sport (AS) - Siena barazoi 1-1 në shtëpi me Paleromon në ndeshjen e vlefshme për javën e 18 të Serisë A (gola të Simplicio dhe Rinaudo), ndërsa sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani goditi shtyllën, kur më të lehtë mund të kishte shënuar me portën e zbrazët. Bogdani luajti për 63 minuta, ndërsa u "verdhëzua" edhe me një karton në të 35'
Në Parma-Lacio (1-3), Igli Tare nuk ishte as në 18-she, ndërkohë që Valon Behrami e nisi ndeshjen si titullar. Mbrojtësi shqiptar fitoi shumë faulla, por edhe u ndëshkua në minutën 63 me karton të verdhë. Në të 65' kosovari u zëvendësua nga Manuel Belleri.
Në fitoren e parë sezonale të Askolit me Kievon (3-0) mungoi Ervin Skela, që mbylli kështu parakohe edhe aventurën me skuadrën italiane, teksa pritet që të transferohet në muajin janar te Kickers Offenbah në Bundesliga 2.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›