Apolonia nis përgatitjet e lamtumirës nga Superliga

Albania-sport (AS)- Hamdi Salihi e mbylli në mënyrën më të mirë aventurën 18 mujore me fanelën e bardhebluve, kur sulmuesi shkodran i rekordmenëve të Shqipërisë, shënoi në të 19' emrin e tij në fitoren e rëndësishme të Tiranës në transfertë me Apoloninë. Me 13 gola në kampionat, po aq sa partneri i tij Sinani, i ashtuquajturi "Gerd Myler i Shqipërisë", do të nisë "jetën" austriake te SK Ried. Golin e dytë për Tiranën në takimin e Apolonisë e shënpoi kapiteni Devi Mukaj në minutën e 79. Me humbjen 0-2 në shtëpi, Apolonia i ka dhënë lamtumirë Superligës, ndërsa Tirana me fitoren e cmuar thelloi përkohësisht difernecën me ndjekësit më të afërm, teksa është në pritje të rezultatit të Teutën që pret Besën në derbin e fqinjëve. Në takimin e fazës së parë në "Selman Stërmasi", Tirana fitoi 3-1 por vuajti jo pak pas barazimit 1-1 që jetoi deri në minutën e 74, kur Vioresin Sinani e më pas, Salihi shënuan golat e qetësisë për trajnerin Mirel Josa ( i larguar), duke i dhënë fund shpresave për një pikë në kryeqytet në premierën trajnerit të porsaëmëruar Dhimitër Papuciu, që zevendësoi rumunin Sliviu Dumitresku.
Faza e dytë: Java 17, 23 dhjetor 2006
Apolonia-Tirana 0-0
Shënues: Hamdi Salihi 17', Devis Mukaj 79'
Faza e parë: Java 6, 14 tetor 2006
Tirana-Apolonia 3-1
Saimir Patushi 7', Vioresin Sinani 74', Hamdi Salihi 82'; Sebino Plaku 36
Bilanci midis ekipeve: 64 ndeshje; 13 fitore Apolonia, 5 barazime, 46 fitore Tirana. Golat: 42-132