Lorik Cana: Jemi te supermotivuar

/* */
Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, pranon se skuadrat ndihet mirë me zëvendëstrajnerin Xhemal Mustedanagiç, dhe se deri në shkurt të vitit të ardhshëm Kombëtarja do të ketë trajnerin e saj të ri.
“E njeh mirë skuadrën. Ndeshja tjetër do të jetë në fund të shkurtit dhe unë jam i bindur që trajneri i ri do të jetë në drejtim të skuadrës deri atëherë”.
Në lidhje me largimet e Ervin Skelës, Altin Lalës dhe Duros, kosovari tha: “Është e vështirë të zëvendësohen, sidomos kur flitet për lojtarë ndërkombëtare që kanë luajtur në ligat më të mira. Nuk është e lehtë për Shqipërinë ti zëvendësojë. Por ne kemi disa lojtarë që kanë vite këtu dhe tani është koha e tyre të marrin përgjegjësi. Shpresojmë të na bashkohen lojtarë të tjerë, talente të rinj apo nga Shpresat. Jam i sigurt që Shqipëria ka për ta pasur përherë lojtarë”.
Në lidhje me ndeshjen kundër Azerbajxhanit, Cana tha skuadra nuk ka probleme impenjimi: “Një lojtar që luan në kombëtare nuk mund të mos jetë i motivuar. Ky është shans i madh që të përfaqësosh kombëtaren”.
Në lidhje me refuzimin e Besnik Hasit për të marrë detyrën e trajnerit, Cana qartësoi pozicionin e tij: “Dëshira ishte e madhe, jo vetëm imja por të gjithë lojtarëve. Edhe opinioni ishte pozitiv. E pritnim me një dëshirë të madhe emërimin e tij. E di që si Besniku ashtu edhe FSHF-ja kanë bërë maksimumin që kjo marrëveshje të arrihej. Nuk e kishin ata në dorë, e kishte Anderlehti”.
Loriku do të jetë dhe kapiteni i ri i Kombëtares: “Kam marrë përgjegjësi përherë edhe në të shkuarën bashkë me Lalën apo Skelën”.