E Shtunë, 31 Tetor 2026

U-21, Shqiperi-Rusi 0-1

/* */

Kombëtarja U-21 u tregua e pafat përballë një gjiganti si Rusia, në “Niko Dovana”, teksa humbi 1-0 me një gol të realizuar me penallti nga kryesuesit e grupit tonë (6), në eliminatoret e Euro 2013-s, duke pësuar dhe humbjen e tretë në katër ndeshje.

Një vendosje e mirë taktike nga trajneri i ri i Shpresave, Skënder Gega, që e nisi takimin me këtë formacion: Frashëri; Fejzullahu, Sallaj, Prençi, Peqini, Bunjaku, Brahimi, Vucaj, Vajushi, F.Hoxha dhe Sadiku.

Në minutat e para, sulmuesi Armando Sadiku tentoi me një kthesë të befasonte portierin Zabolotni, por pa sukses. Një tjetër përpjekje bëri dhe mesfushori i avancuar Fabio Hoxha.
Në pjesën e parë e rrezikuan disa herë portën e mbrojtur nga Stivi Frashëri, por nuk arritën të realizonin.

Gega hodhi në pjesën e dytë Telushin, Dostin dhe Kërçikun, në vend të Bunjakut, Vuçajt dhe Hoxhës. Goditja fatale e takimit erdhi në minutën e 73-të, kur Kërçiku ndërhyri keq ndaj Jakovlevit në zonën tonë. Arbitri finlandez nuk nguroi aspak për të akorduar penallti. Një minutë më pas, Fedor Smolov i Dinamos së Moskës gjuan nga pika e bardhë e penalltisë, 0-1, dhe fitorja e katërt në po aq ndeshje për rusët. Të hënën, Shpresat do të luajnë kundër Portugalisë (19:00), po në “Niko Dovana”.

Euro 2013
Eliminatoret, Grupi 6
10 nëntor 2011, Durrës

Shqipëri-Rusi 0-1
Shënues: Smolov 74’ (P)

Shqipëria: Frashëri, Fejzullahu, Sallaj, Prençi, Peqini, Bunjaku (Telushi 46’), Brahimi, Vucaj (Dosti 46’), Vajushi, F.Hoxha (Kërçiku 57’), Sadiku. Trajner: Skënder Gega
Rusia: Zabolotni, Tsallagov, Gapon, Çiçerin, Zhestokov, Petrov, Sosnin (Kajurmov 66’), Shatov (Gatagov 88’), Jakovlev, Smolov, Kanunikov (Grigorjev 54’). Trajner: Nikolai Pisarev
Kartonë të verdhë: Vucaj, Fejzullahu, Dosti/ Petrov
Gjyqtarë: Matias Gestranius/ M.Haninen dhe J.Honkanen (Finlandë)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›