Lorik Cana: Leter e hapur drejtuar gjithe dashamiresve te kombetares kuqezi

Të nderuar lexues!
Marr shkas per tju drejtuar gjithe sportdashesve anembane trojeve shqiptare me kete leter te hapur pasi pas dy ndeshjeve te fundit, qe per fat te keq i humbem, nje lufte e pa precedente ka nisur kunder personit tim dhe bashkelojtareve te mi nga disa media te vecuara sportive. Lorik Cana qe kur ka vendosur per te veshur fanelen kuqezi ka dhene maksimumin per ekipin dhe do te vazhdoj te jap per kete fanele. Per mua eshte nder dhe krenari te perfaqesoj ngjyrat e kombit tim. Sic eshte nder dhe krenari per mua, besoj gjithashtu se eshte nder per secilin nga ne qe perfaqeson kombetaren mbareshqiptare. Gjithkush e njeh shume mire kontributin dhe sakrificat e mija ne cdo ndeshje te kombetares tone. Jam munduar gjithmone qe ne fushen e lojes te mbroj te drejtat e kombetares tone nga vendimet e padrejta te marra ne shume raste. Nuk me duket aspak e arsyeshme qe keto dite disa media te shkruara sportive kane hedhur balte mbi ekipin tone kombetar. Nese disa individe te caktuar kane mision percarjen dhe diferencimet ne kampin kuqezi, kjo s´ka per te ndodhur kurre nepermjet meje. Per ne lojtaret qe vijme nga Kossova, Kombetarja eshte enderra e cdo shqipetari qe jeton jashte trojeve, per te bere bashkimin. Keta pak individe nuk duan te perdorin dhe te njollosin vetem emrin tim personal por ata duan te bejne diferencimin dhe ndarjen e madhe, qe kurre nuk ka per te ndodhur. Une e kam thene dhe perseri e them: Lorik Cana dhe te gjithe bashkelojtaret e tjere jane dhe do te jene per Nje Komb Nje Kombetare. Keta elemente percares te distancohen nga ofendimet te cilat nuk i perkasin gazetarise profesioniste. Kjo nuk i sherben zhvillimit te futbollit tone dhe cuarjen e tij perpara. Eshte rasti i pare qe permendet emri im dhe shpresoj qe te jete edhe i fundit. Une ne gjithe karrieren time nuk jam marre me deklarata dhe kunderdeklarata, por ne kete moment nuk dua te hesht per faktin e vetem pasi dua te informoj mbi te verteten tifozerine e zjarrte kuqezi. Nga ana ime dua te sqaroj te gjithe bashkombasit e mij per problemet per te cilat po permendet ekipi kombetar ne shtypin sportiv te diteve te fundit: - Eshte shkruar qe une kam propozuar emra te pervecem per postin e trajnerit. Une nuk kam propozuar dhe nuk kam ndermend te propozoj trajner sepse nuk eshte kjo detyra ime. Une nuk njoh dhe nuk kam asnje kontakt me ato trajnere qe po lakohen ne shtyp. - Une bashke me ekipin do te luftojme te jemi nje trup i vetem qe te nderojme kombin dhe te ngreme imazhin e Shqiperise ne arenen nderkombetare. Eshte e papranueshme dhe shpresoj qe personat qe bejne shpifje te tilla te kene kujdes sepse reagimi im ne te ardhmen nuk do mbetet vetem me nje deklarate. - Nuk dua qe interesa personale te individeve te caktuar te njollosin kombetaren dhe per me keq te fusin percarjen apo ta ushqejne ate. Une personalisht do te angazhohem qe nje fenomen i tille te mos egzistoj kurre ne kampin kuqezi. Une jam lojtar i ekipit dhe do te luaj me mish e me shpirt per ekipin e kombit tim shqiptar. Kombetaren e shoh dhe do ta shoh si ekipin e kombit SHQIPTAR Ne jemi nje Komb, kemi nje Flamur dhe do te kemi gjithmone vetem nje Kombetare qe do te perfaqesoje shqiptaret anembane trojeve tona. Do te kontriboj qe te gjithe ata talente qe kane deshire te mbrojne ngjyrat kuqezi te afrohen ne kombetaren e te gjithe shqipetareve. Me nderime për të gjithë, Lorik Cana