E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhega-Demollari: “Short i vështirë, Shqipëria pak shanse”

Sokol Paja
Pas zhgënjimit që ekipi ynë përfaqësues bërë i në eliminatoret e Euro 2008, pritet që e njëjta histori të përsëritet ehe për eliminatoret e kupës së Botës 2010. shorti për kombëtaren tonë ka qenë shumë i pa fat ku në grup i kanë rënë kundërshtarë shumë të fortë dhe arritja në vendet lart në klasifikim duket shumë e vështirë, pothuajse e pamundur. Dy ish-trajnerë të kombëtares dhe specialistë futbolli, Medin Zhega dhe Sulejman Demollari mendojnë se kombëtarja jonë është treguar shumë e pa fat në këto përballje, ku fati i ka rezervuar grupin më të vështirë të mundshme në këto eliminatore. Në lidhje më këtë short dhe grup të hekurt, ish trajneri që e ka drejtuar më parë ekipin kombëtar në një periudhë të shkurtër ka thënë se: " Ekipi ynë kombëtar me këtë short dhe me këto skuadra kaq të vështira që do të kemi në grup, është tepër e vështirë që të arrijmë më shumë sec kemi arritur deri tani. Në këtë grup të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe të gjithë kundërshtarët janë të fortë. Ky ishte shorti më i keq që kemi pasur ndonjë herë, pasi janë të gjithë kundërshtar të fortë, përvec Maltës të tjerët janë shumë të vështirë për ne por edhe Malta nuk duhet nënvlerësuar. Kemi rënë një grup ferri dhe shpresat janë shumë të pakta që të zëmë një vend komod në klasifikim" ka thënë Demollari. Në lidhje me cështjen se ekipit kombëtar i duhet një trajner i huaj apo shqiptar për për të drejtuar Sula është treguar shumë diplomat në përgjigje teksa ka argumentuar: "Duke marrë parasysh se eksperienca me të huajt ka qenë pa ndonjë surprizë të madhe, dhe të tre kanë pasur të njëjtën ecuri të përafërt me ndonjë ndryshim të vogël, them se duhet bërë një zgjidhje tjetër sepse ata u provuan dhe e pamë se cfarë japin të huajt kështu që mendoj se duhet të bëjnë një tjetër zgjidhje drejtuesit e futbollit, pasi me trajnerët e huaj u mësuam tashmë dhe nxorëm mësime se cfarë mund të bëjnë." Ka përfunduar Demollari. Në një linjë me të është edhe ish-trajneri i kombëtares Medin Zhega që edhe ai thekson idenë se shorti është treguar shumë i pa fat me Shqipërinë teksa e ka katandisur në një grup të vështirë. "Edhe Gjermania e Italia kanë grup më të lehtë se ne. Kombëtarja jonë nuk pati aspak fat në këtë short. Kemi një grup totalisht të paarritshëm që të zëmë një vend të përshtatshme dhe real për ekipin tonë. Një grup që askush nuk e dëshironte dhe është më i vështiri që kemi pasur deri tani. Pak shanse kemi, por them se ekipi do të bëjë dicka që të bëjë një paraqitje të mirë". Në lidhje me temën se Shqipërisë i duhet një trajner i huaj apo shqiptar edhe Zhega ka thënë se një trajner vendas apo të ishte më i mirë për ekipin. " Edhe ne këtu në Shqipëri jemi të zotë dhe kemi aftësi të mira që mund ta drejtojmë dhe ta udhëheqim ekipin kombëtar. Drejtuesit duhet të kthejnë sytë edhe nga trajnerët shqiptarë" ka përfunduar Zhega.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›